Bie numri i pacientëve që po trajtohen në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme

Bie numri i pacientëve që po trajtohen në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se vazhdon të ketë rënie numri i pacientëve që po trajtohen në klinikat COVID-19 dhe spitalet e përgjithshme në kuadër të ShSKUK-së, raporton Gazeta Enigma.

421 pacientë me COVID-19 po trajtohen në klinikat COVID të QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme, nga raportet e datës 7 maj 2021

Në njoftim bëhet e ditur se 344 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 35 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 306  janë nën asistim të oksigjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 196 pacientë

14 prej tyre në gjendje të rënduar

140 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë

157 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive, 90 pacientë

Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 16 pacientë

Klinika e Pulmologjisë,  70 pacientë

Mjekimi Intensiv -COVID, 15 pacientë + 3 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive

Related Articles