Sot raportua për një rast të dhunës në familje, ku viktima janë dy prindër që kanë përjetuar dhunë psikike e fizike nga djali i tyre 21-vjeçar. I riu që është përdorues i narkotikëve, është arrestuar nga Policia, pasi u denoncua nga nëna e tij.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se personi që u arrestua është Andi Hetemi.
Njësitet policore te Hetemi kanë sekuestruar edhe një sasi të substancës narkotike, e më pas e kanë shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Ndaj 21-vjeçarit është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’ dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.