FC Ballkani me një këmbë në rundin e tretë të Ligës së Konferencës, mposhtin bindshëm ekipin nga San Marino

FC Ballkani me një këmbë në rundin e tretë të Ligës së Konferencës, mposhtin bindshëm ekipin nga San Marino

Ka përfunduar ndeshja e parë mes La Fiorita dhe FC Ballkani në kuadër të rundit të dytë në Ligën e Konferencës.

Skuadra kosovare ka shënuar fitore të thellë duke triumfuar me rezultatin 0-4, raporton Gazeta Enigma.

Golat për suharekasit i kanë shënuar Meriton Korenica, Albin Berisha dhe dy gola Albion Rrahmani.

Skuadra e Ballkanit gjatë gjithë ndeshjes kishte kontrollin e lojës duke krijuar raste të shumta shënimi.

Ndeshja e kthimit në Prishtinë do të zhvillohet pas një jave.

/Gazeta Enigma/

Related Articles