Në ndeshjen e parë të fazës së dytë të kualifikimeve në Ligën e Kampionëve, Dinamo Zagreb barazoi 2:2 me kampionin e Maqedonisë, Shkupin në shtëpi.
Është një rezultat shumë i mirë për ekipin e Shkupit, pasi Dinamo ishte favorit në këtë duel.
Ndeshja u komentua nga kapiteni i Dinamos, Arijan Ademi, i cili në minutën e 44-të shënoi golin për 1:1.
“Ne kishim kontrollin e lojës dhe shumë mundësi të mira, por kishim edhe gabime që na kushtuan. Duhet të luanim shumë më mirë. Do të shkojmë në Shkup për të kërkuar të kalojmë tutje”, tha Ademi pas ndeshjes para kamerave të HRT dhe shtoi:
“Sigurisht, nuk kishte asnjë nënvlerësim. Ne luajtëm shkëlqyeshëm për 15-20 minutat e para. Ky është futbolli, duhet të jesh i përqendruar gjatë gjithë 90 minutave”, përfundoi ai.