Tirana po vazhdon të zhgënjejë me paraqitjet e saj në garat evropiane.
Kampionia e Shqipërisë pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, e ka nisur me humbje edhe Ligën e Konferencës.
Në rundin e dytë eliminator, Tirana ishte nikoqire e Zrinjskit në “Air Albania” në mbrëmjen e sontme.
Ndeshja e sotme i takoi skuadrës boshnjake 0:1.
Pasi Tirana humbi me rezultatin 1 me 0 kundër Zrinjsit tifozët nuk janë ndarë në paqe dhe kanë nisur sulmet me sende të forta ndaj njëri tjetrit.
Mësohet se disa prej tifozëve kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spital. Disa të tjerë janë shoqëruar në komisariatin e policisë.
PËR T’I PARË VIDEOT KLIKONI KËTU.
Ndeshja e kthimit në Bosnje e Hercegovinë zhvillohet pas një jave.