Qeveria miraton projektligjin për sanksione të shënjestruara kundër shkelësve të huaj të të drejtave të njeriut

Qeveria miraton projektligjin për sanksione të shënjestruara kundër shkelësve të huaj të të drejtave të njeriut

Qeveria e ka miratuar projektligjin për sanksione të shënjestruara kundër shkelësve të huaj të të drejtave të njeriut.

Kryeministri Albin Kurti foli për qëllimin e këtij projektligji që u soll në mbledhjen e Ekzekutivit nga Ministria e Drejtësisë.

“Projektligji ka për qëllim mbështetjen e demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut në përputhje me parimet e të drejtës ndërkombëtare”, tha ai.

Kurti tha se Kosova është shteti i vetëm në rajon që ka vendosur ta rregullojë këtë çështje.

“Republika e Kosovës është shteti i parë në rajon që e rregullon këtë çështje”, tha ai.

“Projektligji do të zbatohet ndaj të huajve që janë përgjegjës apo ndihmojnë në kryerjen e shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut dhe veprave serioze të korrupsionit që rezultojnë me abuzim të të drejtave të njeriut”, theksoi Kurti.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se me këtë projektligj, “vendi rreshtohet në radhën e shteteve demokratike”, dhe se ai “ka rëndësi në avancimin e demokracisë”.

Paraprakisht, Qeveria aprovoi ekstraktin e procesverbalit dhe transkritit nga dy mbledhjet paraprake, si dhe draftin e strategjisë për avancimin e komunitetit rom dhe ashkali në Kosovë.

Related Articles