Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka deklaruar se është shumë e lumtur për vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e 255 mijë eurove për blerjen e teksteve për nxënësit e Luginës së Preshevës.
Ajo tha se këto mjete financiare do të transferohen nga Programi i ringjalljes ekonomike në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
“Shumë e lumtur për vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndarjen e 255 mijë eurove për blerjen e teksteve për nxënësit në komunat Preshevë, Medvegjë e Bujanoc”.