Van Bommel para ndeshjes kundër Dritës: Nuk do të jetë aq e thjeshtë sa them unë këtu tani

Van Bommel para ndeshjes kundër Dritës: Nuk do të jetë aq e thjeshtë sa them unë këtu tani

Trajneri i Royal Antwerp, Mark van Bommel ka folur në një konferencë për media në prag të takimit me Dritën.

Royal Antwerp dhe Drita do të përballen të enjten mbrëma në ndeshjen e parë të rrethit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Ish-futbollisti i njohur evropian, tanimë trajneri i Antwerp, Van Bommel ka thënë se Drita nuk duhet nënvlerësuar, ndërsa ka përmendur edhe ndeshjen e gjilanasve kundër Feyenoordit në Holandë vitin e kaluar.

“Nënvlerësimi nuk duhet të jetë faktor në asnjë rast. Vitin e kaluar kjo Drita luajti në fazën paraprake kundër Feyenoord dhe kjo u bë mjaft vështirë në Holandë. Në fund, megjithatë, gjithçka ishte në rregull. Sigurisht që Feyenoord kaloi në finale pas kësaj. Le të shpresojmë se mund të marrim të njëjtën rrugë, por nuk do të jetë aq e thjeshtë sa them unë këtu tani”, tha Van Bommel, njoftojnë mediat belge, transmeton Demokracia.com.

Antwerp – Drita luhet të enjten me fillim nga ora 19:00 në stadiumin “Bosuilstadion”.

Ndeshja e kthimit luhet një javë më vonë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Related Articles