Conor Gallagher do të mbahet në mend gjatë në futboll.
Jo për kualitetin e tij, por për ekzekutimin e njërës prej penalltive më të dobëta në histori të këtij sporti.
“Blues” u mposhtën përmes penalltive nga klubi i Major League Soccer, Charlotte FC.
Christian Pulisic ia dha avantazhin ekipit evropian në minutën e 30-të në “Venue Bank of America Stadium” në Karolinën e Veriut.
Por, Charlotte FC, që është themeluar vetëm në dhjetor të vitit 2019, e barazoi rezultatin përmesDaniel Rios pasi paraprakisht Trevoh Chalobah e preku topin pa dashje me dorë.
Portieri Mendy ishte i paaftë ta priste ndonjërin prej pesë penalltive të Charlottet, ndërsa klubi amerikan e siguroi fitoren më të madhe në historinë e shkurtë të tij, shkruan “Gazeta Express”.
Kai Havertz, Ben Chilëell e Raheem Sterling shënuan nga pika e bardhë për Chelsean, por Gallagher e pati një natë të errët me gjuajtjen e tij të plogësht në mes të portës, të cilën e priti pa problem portieri i ekipit amerikan.