Kremlini zyrtar njoftoi sot se Rusia nuk ka hequr dorë nga negociatat me Ukrainën, që do të zgjidhte konfliktin ekzistues dhe theksoi se mundësitë për dialog ekzistojnë ende.
“As presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, as ministri i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov, nuk kanë folur ndonjëherë për mbylljen e këtyre dyerve, mundësitë për dialog midis Moskës dhe Kievit ekzistojnë”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov për RIA Novosti.
Presidenti rus Putin njoftoi gjatë vizitës së tij në Teheran se autoritetet ukrainase refuzuan të zbatojnë marrëveshjet, megjithëse ato praktikisht u arritën, dhe se rezultati përfundimtar i negociatave varet nga dëshira e palëve kontraktuese për të përmbushur marrëveshjet e arritura.