Një rrahje brutale ka ndodhur një muaj e gjysmë më parë brenda stacionit policor në Prizren.
Sipas pamjeve të publikuara nga Insajderi, shihet se një qytetar duarlidhur futet brenda në një zyre dhe disa zyrtarë policorë e sulmojnë fizikisht.
Siç edhe shihet nga pamjet qytetari i prangosur futet në zyre nga katër policë, derisa njëri shihet qartazi duke e goditur me boks.