Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gani Geci, ka reaguar ashpër ndaj disa prej pretendentëve për kryetar të kësaj partie, duke i akuzuar për lidhje me SHIK-un dhe Stanishiqin, si dhe duke kërkuar që ata t’i tërheqin kandidaturat e tyre
Përmes një postimi në Facebook, Geci ka deklaruar se këta persona, sipas tij, punojnë për PDK-në, ndërsa u ka bërë thirrje votuesve të LDK-së që të distancohen prej tyre. Ai ka ngritur gjithashtu akuza lidhur me qëndrimet e tyre ndaj familjarëve të veprimtarëve të vrarë të LDK-së gjatë dhe pas luftës.
Postimi i plotë i Gani Gecit:
Do të ishte nder për LDK-në e Presidentit Rugova që argatët e SHIK-ut dhe të Stanishiqit brenda LDK-së, të paktën ata që tani e kanë identifikuar veten si argatë të SHIK-ut dhe të Stanishiqit, t’i tërhiqnin ato farz kandidaturat e tyre per kryetar te LDK es.
Tani ju vetë e keni bërë të qartë se ku jeni të rreshtuar. Me gojën tuaj keni deklaruar se nuk keni fare problem me Listën Serbe dhe Radoiçiqin. Me postimet tuaja të fundit keni treguar se për ju problemi kryesor është largimi nga LDK-ja i familjarëve të veprimtarëve të vrarë të LDK-së gjatë dhe pas luftës.
Elektorati i LDK-së duhet sa më shpejt të distancohet prej jush, gënjeshtarë dhe mashtrues!
Shkoni në PDK, sepse për ta punoni! Atje e keni Listën Serbe dhe Radoiçiqin. Më duket se tani Radoiçiqi ka ikur në Rusi, por PDK-ja dhe aleatët e saj duhet t’ia gjejnë vendndodhjen!
