Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë, policia jep detaje

Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë, policia jep detaje

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në Prishtinë rreth orës 11:00 në rrugën “Enver Maloku”.

Në këtë aksident janë përfshirë tri vetura, një personit iu është ofruar tretman mjekësor, shkruan Gazeta Enigma.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti për Gazetën Enimga, zëdhënësja e Policisë e Kosovës në rajonin e Prishtinës.

“Një aksident trafiku ka ndodhur në ora 11:00, në rrugën “Enver Maloku”. Në këtë aksident janë përfshirë tre vetura, po ashtu gjatë aksidentit është lënduar një person i cili ka pranuar tretman mjekësor” ka thënë Ahmeti./GAZETA ENIGMA/

Related Articles