Monedha evropiane është forcuar në tregjet e huaja pas vendimit të Bankës Qendrore Evropiane për rritjen me 0.5% të normës bazë të interesit të euros.
Vendimi forcoi euron ndaj të gjitha monedhave ndërkombëtare.
Euro tashmë ia ka kaluar dollarit amerikan duke kushtuar 1.02 dollarë dhe ka fituar pikë edhe ndaj paundit, jenit japonez dhe frënges zvicerane.
Por e kundërta ka ndodhur në tregun vendas. Leku ka vijuar të mbiçmohet ndaj monedhës evropiane, e cila sot ka zbritur në vlerën 116.8 lekëve.
Shkak për këtë situatë është efekti sezonal, ku gjithmonë në periudhën e verës ka prurje të euros nga fluksi turistëve dhe emigrantëve, por edhe sepse në tregun vendas ndryshimet në Eurozonë reflektohen me vonesë për shkak të ekonomisë së vogël.
Dollari amerikan është rritur ditën e sotme në tregun vendas, duke arritur 115.1 lekë, paundi vlerësohet me 137.6 lekë dhe franga me 119 lekë.