Newcastle, Everton dhe West Ham United janë ekipet që kërkojnë transferimin e Andrea Belottit.
Belotti është lojtar i lirë, pasi i përfundoi kontrata me Torinon.
Italiani ende nuk ka vendosur në lidhje me të ardhmen e tij, por ka disa klube që e presin vendimin e lojtarit.
Sipas ‘The Sun’. Newcastle, Everton dhe West Ham United janë ekipet nga Premier Liga që e duan në radhët e tyre lojtarin.
Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi përfundimtar i tij.