Suharekasit më të kënaqurit me qeverisjen lokale.
Këtë konstatim e ka bërë një hulumtim nga HELVETAS Swiss Intercooperation, në kuadër të projektit Demos.
Në raport janë paraqitur gjetjet e “Anketës mbi knaqëshmërinë e Qytetarëve” , karshi ekzekutivit lokal.
Sipas përqindjes të bërë në 38 komuna të Kosovës përmes intervistave personale ballë-për-ballë, del se Bali Muharremaj i Suharekës, ka marrë 84.7 për qind të votave në rubrikën “Plotësisht të kënaqur” nga qytetarët e tij.
Ndërsa, me afro 10 për qind më pak, pozitën e dytë e zë Bashkim Ramosaj i Deçanit.
E ata më të pa kënaqurit karshi liderit të tyre komunal janë banorët e Novobërdës.
Në rubrikën “Aspak të kënaqur” Sasha Millosheviq, mori 64.5 për qind të votave.
Ndërkaq, komunat tjera të mëdha si Prishtina, Prizreni, Mitrovica e Peja, janë renditur në kategoritë me më së shumti përqindje “disi të kënaqur”.
Tutje, ekziston një nivel i lartë i knaqëshmërisë tek të anketuarit në Gracanicë, Junik, Kllokot, Mamushë, Partesh, Ranillug, Skenderaj dhe Suharekë, për prioritizimin që komunat e tyre ia ka bërë projekteve.
Në anën tjetër, të gjithë të anketuarit nga Novobërda dhe Shtërpca, janë të pakënaqur me përcaktimin e prioriteteve në buxhetin komunal.
Ndërsa, 100 për qind e të pyeturve në Han të Elezit e Zubin Potok kanë deklaruar se nuk kanë asnjë informacion për ndarjen e buxhetit në qytetet ku veprojnë.