Dhuna e Feros ndaj një personi, Policia e Gjilanit thotë se s’ka informacion

Dhuna e Feros ndaj një personi, Policia e Gjilanit thotë se s’ka informacion

Është publikuar një video nga Gazeta Nacionale ku reperi Feronit Shabani, i njohur me emrin artistik “Fero” shihet duke e grushtuar një qytetar brenda makinës së tij diku në rrugët e qytetit të Gjilanit.

Nuk dihet se pse ka ndodhur ky shpërthim i Feros, por dhuna qartësisht shihet që ai ka ushtruar ndaj njërit prej pasagjerëve në veturë.

Portali ka kontaktuar Policinë rajonale në Gjilan, mirëpo, Ismet Shabani, zëdhënës i policisë atje, i ka thënë gazetës se policia nuk është e informuar për rastin.

“Nuk kam informacione të tilla, nuk jamë në punë, jam në pushim dhe nga nesër dal në punë dhe mundem me të ofru infrmacione rreth kësaj ngjarje”, i tha gazetës zëdhënësi i Policisë në Gjilan, Ismet Hashani.

Related Articles