Gjakovë: Djali i del në krah njerkës, përleshet me babain pasi e sulmoi atë

Gjakovë: Djali i del në krah njerkës, përleshet me babain pasi e sulmoi atë

Pothuajse çdo ditë brenda 24 orëve ndodhin dhjëtëra raste të dhunës në familjet kosovare. Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë në një familje në Gjakovë.

Burimet të Sinjalit nga Prokuroria kanë bërë me dije se këtë herë në rast janë përfshirë babë e bir, të cilët janë arrestuar pasi janë rrahur me njëri-tjetrin.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një zënke mes tyre, ku fillimisht babai i dyshuar ka sulmuar bashkëshorten e tij, veprime këto që dyshohet se i bën në mënyrë sistematike.

Për ta ndalur dhunën ndaj njerkës, ka ndërhyrë djali i të dyshuarit. Por edhe i biri e ka pësuar, pasi babai është përleshur me të dhe që të dy kanë përfunduar në Polici.

Ata janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar dhe më pas me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndalua për 48 orë.

Related Articles