Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka vizituar të hënën Qendrën Strehuese “Liria” në Gjilan. Udhëheqëset e qendrës ia treguan fotografitë e dhunës fizike që e kanë përjetuar gratë që kanë kërkuar ndihmë në këtë qendër.
Gjatë periudhës janar-qershor janë paraqitur 41 raste. Gjashtë të tjera vetëm këtë muaj.
Për ato që i pa dhe të gjitha rastet tjera, Haxhiu kritikoi edhe institucionet që nuk i kanë trajtuar me seriozitet rastet e dhunës në familje. Ajo u zotua për zbatim të strategjisë nacionale për këtë çështje, njofton Klan Kosova.
Udhëheqëset e strehimores janë në hall me dhunuesit edhe për shkak të mungesës së rrethojave, që po i bënë viktimat të jenë të pasigurta. Për këtë premtoi zgjidhje i pari i komunës, Alban Hyseni.
Gjatë qëndrimit në Gjilan, Haxhiu zhvilloi takim edhe me ekipin e Hysenit në komunë, si dhe me krerët e Qendrës për Punë Sociale dhe Policisë.
Këso vizitash ka planifikuar dhe në komuna tjera.