Ilir Meta i ndryshon emrin LSI-së dhe e quan Parti të Lirisë.
Në konventën e sotme të kësaj force politike ish-presidenti u rikthye te partia që ai vetë themeloi, ku dominuan deklaratat me nota nacionaliste.
Në rend dite janë zgjedhja e Kryesisë së Konventës, paraqitja e propozimeve për ndryshime në statut, shqyrtim dhe miratim i propozimeve të delegatëve drejtuar Konventës.
Kjo është Konventa e pestë qëkur LSI, tash Partia e Lirisë, zgjodhi të pozicionohej në opozitë, pas zgjedhjeve të vitit 2017.