Gazetari Bledi Mane ka thënë se qeveritë në Kosovë e në Shqipëri duhet të shikojnë edhe mënyra alternative se si të rritet turizmi.
Ai merr shembull Holandën dhe Brazilin se si kanë arritur të rritin turizmin duke përdorur mënyra tjera të atraksioneve.
“Holanda na dha një leksion të mirë se mund të zhvillojë turizëm. Holanda është vendi që prodhon më shumë DJ. Është vendi që prodhon turizëm pervers. Është vend i çoroditur. Ka legalizuar drogën, eutanazinë etj. Duhet të gjejmë mënyra që të ngrejmë turizmin. I thashë në një debat Saimir Tahirit, si mund një vend turistik si Shqipëria të arrestoj njerëz nëpër motele me breg në këmbë. Si mundet një vend i Shqipëria që të arrestoj një të ri sepse merrte hashash. Qeveritë e vendeve turistike duhet të mbylli një sy”, tha ai në emisionin Pressing në T7.
“Kam qenë në një forum të turizmit në Brazil, 20% e të ardhurave janë nga turizmi seksual. Është nevojë biologjike. Kemi nevojë edhe në |Shqipëri e në Kosovë. Doni ushqim të mirë e plazhe të pastra. Por turisti do edhe pak prostitucion e pak drogë. Duhet të gjejmë mënyrë të tjera për të joshur turistë”, shtoi ai.