Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 106.192 raste nga 549.286 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.202 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 389 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 97.057 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.933.
Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti një ditë më parë tha se kontingjenti i radhës i vaksinave kundër COVID-19 do të vijë brenda disa ditësh.
Ai theksoi se numri i këtyre vaksinave që do të vijnë do të jetë më i madh se i dy kontingjenteve të para bashkë.
“Është çështje ditësh kur do të vijë kontingjenti i vaksinave, ku numri i të cilave do të jetë më i madh se i këtyre dy kontingjenteve bashkë. Ndërkaq nga fundit i maji ose fillimi i qershorit do të marrim shumëfishin e këtyre”, tha Kurti shkurt për furnizimin me vaksina.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndalimin e hyrjes në Kosovë për personat që vijnë nga India, Brazili dhe Afrika e Jugut për shkak të variantit të ri të virusit në ato shtete.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se ky vendim duhet të merret për shkak të rrezikut të variantit të ri indian.
Gjithashtu, Vitia tha se shtetasit e Kosovës që vijnë nga këto shtete duhet të karantinohen dhe të testohen dy herë në javë.