Një person ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar sasi të tepruar të medikamenteve mjekësore raporton Gazeta Enigma.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të premten rreth orës 03:35 në fshatin Semetishtë, të Suharekës.
Siç thuhet në raport, i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në spital dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar sasi të tepruar të medikamenteve mjekësore. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor në spital dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftim.