Kryetari Glauk Konjufca, gjatë ditës së sotme ka bërë homazhe tek varri i Adem Demaçit.
Përmes një komunikate për media shtohet se, Konjufca vendosi lule tek varri i veprimtarit dhe simbolit të rezistencës kombëtare.
Komunikata e plotë:
Kryetari Glauk Konjufca bëri homazhe te varri i Adem Demaçit
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga shefi i kabinetit, Ilir Kërçeli, sot, në përvjetorin e katërt të ndarjes nga jeta, bëri homazhe dhe vendosi lule te varri i veprimtarit dhe simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi.
Adem Demaçi shquhet si njëri ndër luftëtarët e paepur të kauzës kombëtare dhe njëherësh frymëzues i shumë gjeneratave në përpjekjet për të drejta, liri dhe pavarësi.
Për veprimtarinë dhe qëndresën e tij, u nderua me disa çmime kombëtare e ndërkombëtare, përfshirë Çmimin “Sakharov” nga Parlamenti Evropian.