Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, pak para se ta zhvillojë takimin e tij bashkë me kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, ka folur për ligjin për amerikanët me aftësi të kufizuara.
Ai tha se ky ligj është nënshkruar 32 vjet më parë nga presidenti George Bush.
“Tridhjetë e dy vjet më parë, Presidenti George H.W. Bush nënshkroi ligjin për amerikanët me aftësi të kufizuara. Ne mbrojmë përparimin e bërë nga ky legjislacion. Kur kemi një fuqi punëtore më të larmishme dhe gjithëpërfshirëse, të gjithë ne përfitojmë së bashku”, shkroi ai në Twitter.
Ndërkohë, Departamenti i Shtetit ka njoftuar se takimi mes Blinkenit, Kurtit dhe Osmanit sipas kohës lokale në Uashington do të mbahet në ora 16:30, që sipas kohës lokale në Kosovë, i bie në ora 22:30.