Një person i gjinisë mashkullore në Ferizaj është arrestuar me vendim të prokurorit dhe është ndaluar për dhunimin e një vajze në Ferizaj, shkruan Gazeta Enigma.
Policia thotë se rasti është duke u hetuar.
“DHUNIM/Ferizaj 26.07.2022-NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kryer veprën e lartëcekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin ndaj të dyshuarit me vendim të prokurorit kompetent është caktuar masa e ndalimit. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.