Ish-selektori i Kosovës U21, Rafet Prekazi është shumë afër zyrtarizimit të tij në stolin e klubit Shkupi, shkruan Gazeta “Enigma”.
Informacionin e ka konfirmuar gazetari i njohur kosovar, Andin Lokaj, i cili ka shkruar në llogarinë e tij se Prekazi është në bisedime të avancuara me klubin kampion në Maqedoninë e Veriut.
Prekazi, i cili së fundmi ishte drejtor sportiv në Klubin Futbollistik “Gjilani” pritet që me vete të marr edhe Besart Cecelinë si ndihmës.
Më parë Prekazi ka drejtuar disa klube kosovare.
Kujtojmë që Shkupi i eleminua në garat e Ligës së Kampionëve nga Dinamo Zagreb, ndërkohë që tashmë do të jetë pjesë e Ligës së Konferencës. /Gazeta Enigma/