Deputetët e Kuvendit të Kosovës u mblodhën sot për të zhvilluar seancën e radhës plenare.
Përpos pyetjeve dhe debateve parlamentare, në Kuvend u votua edhe për ratifikimin e disa marrëveshjeve të rëndësishme për vendin.
Por pavarësisht angazhimeve, dikush nga deputetët duket se ishte tejet i uritur sa nuk priste dot vaktin e drekës.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Luan Aliu, është xhiruar teksa po i nxirrte lehtë e pa zhurmë keksat nga banka e Kuvendit të Kosovës.
Ai është xhiruar gjatë kohës sa në sallë po zhvillohej seanca plenare.
Madje ai duket se i kushton mjaftë rëndësi edhe përtypjes, në mënyrë që të mos krijonte zhurmë.