Një person me inicialet H.M., 51 vjeçar, dyshohet se ka sulmuar seksualisht një vajzë të mitur 6-vjeçare në Prishtinë.
Pas këtij akti, i cili u pa nga disa banorë të lagjes e më pas u njoftua nëna e vajzës, personi në fjalë është ndaluar nga prokuroria për 48 orë.
Të shokuar janë shprehur familjarët për atë që mund të i ndodhte vajzës së tyre.
Ata nuk pranuan të flasin para kamerave, por mbrapa saj i thanë televizionit se është intervistuar vajza e tyre nga policia nën shoqërimin e punëtorëve të qendrës për punë sociale.
Këta thonë se pas kësaj ndodhie janë të detyruar të largohen nga kjo lagje.
Po ashtu banorët e tjerë kanë kërkuar edhe largimin e personit të dyshuar, i cili erdhi për të banuar aty para tre muajve.