Arrihet marrëveshja për qeverisjen komunale në Preshevë mes subjekteve PDSH-PVD, LR dhe UDSH dhe këto janë pozitat e ndara mes këtyre subjeteve politike.
Takimi katërpalësh i filluar mbrëmë në orën 21:30 në zyrët e Partisë për Veprim Demokratik në Preshevë, ka përfunduar pas pesë orëve diskutimesh. Bisedimet për formimin e qeverisjes së re në Preshevë mes PDSH, PVD, LR dhe UDSH, kanë mbetur të finalizohen me nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëqeverisje dhe APN do të mbetet subjekti i vetëm shqiptarë në opozitë.
Për ditën e hënë është thirrur seanca konstituive.
Në vazhdim ndarja e pozitave dhe funksioneve:
Kryetari i komunës – PVD+PDSH, 2+2, d.m.th. dy vite PVD, dy tjera PDSh.
Kryetari i kuvendit – LR
zv.Kryetari i komunës – PDSH+PVD,2+2
zv. Kryetari i kuvendit – PDSH
Sekretari i kuvendit – LR
zv. Sekretari i kuvendit – PDSH
Ndihmës kryetar i komunës – PVD
Ndihmës kryetar i komunës – LR
Anëtar i këshillit komunal – PDSH
Anëtar i këshillit komunal – PDSH
Anëtar i këshillit komunal – PDSH
Anëtar i këshillit komunal – LR
Anëtar i këshillit komunal – LR
Anëtar i këshillit komunal – PVD
Anëtar i këshillit komunal – PVD
Kryeshefi i administratës – LR
zv.Kryeshefi i administratës – PDSH
Fondi për punë komunale dhe ndërtimore – PDSH
Drejtorati për buxhet dhe financa – LR
Drejtorati për ubanizëm – LR
Drejtorati për veprimtari shoqërore – LR
Drejtorati për përcaktimin e të hyrave publike – PVD
Drejtorati pë administratë të përgjithshme – PDSH
Drejtorati i inspekcionit – PVD
Fondi për qëllime humanitare, Sekretari – PDSH
Fondi për qëllime humanitare, Kryetari – PVD
Biblioteka – LR
Shtëpia e kulturës – PDSH
N.P.Moravica – PVD
Qendra për punë sociale – LR
Organizata e sportit – PVD
Zyra për të rinj – PVD + PDSH
Avokati publik komunal – PDSH