Deputetët u pajtuan që të shtyhet për seancën e radhës shqyrtimi i Projektligjit për financimin e subjekteve

Deputetët u pajtuan që të shtyhet për seancën e radhës shqyrtimi i Projektligjit për financimin e subjekteve

Për shkak që nuk është trajtuar fare nga komisioni parlamentar për Komunitete, deputetët janë pajtuar që të shtyhet për seancën e radhës shqyrtimin e dytë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për financimin e subjekteve politike.

Deputetët janë pajtuar që t’i japin afat këtij komisioni që deri të hënën të mblidhet dhe ta shqyrtojë këtë projektligj, në të kundërtën i njëjti do të sillet për miratim në lexim të dytë pa trajtim të këtij komisioni në seancën e ardhshme.

Kuvendi gjatë seancës së sotme nuk pati kuorum të vendimmarrjes për amandamentet e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore.

Related Articles