Mjeku tregon gjendjen e fëmijëve të çiftit mërgimtar që vdiq në aksidentin në Podujevë

Mjeku tregon gjendjen e fëmijëve të çiftit mërgimtar që vdiq në aksidentin në Podujevë

Nga Emergjenca e Qendrës Klinike dhe Universitare e Kosovës kanë dhënë detaje për gjendjen e dy fëmijëve që mbetën të lënduar nga aksidenti në Podujevë, ku vdiqën dy persona.

Drejtori i Emergjencës, Naser Syla, i ka thënë Gazetës Express se gjendja e tyre është stabile aktualisht, por se kanë lëndime të rënda.

Ai ka treguar se mosha e fëmijëve është 4 dhe 5 vjeç.

“Që të dy janë duke u trajtuar në Qendrën Emergjente. Janë kryer disa ekzaminime mjekësore të cilat kanë qenë të nevojshme dhe për momentin gjendja e tyre është stabile, mirëpo kanë lëndime të rënda”, tha Syla 

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, ka thënë se njëri nga fëmijët që ka mbetur i lënduar është në gjendje të rëndë shëndetësore, derisa tjetri i lënduar lehtë.

“Dy qytetarë nga Komuna e Malishevës e kanë humbur jetën në një aksident trafiku. Njëri nga fëmijët është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe tjetri është i lënduar lehtë. Komuna e Malishevës është në ditë dhimbje e pikëllimi për humbjen e tyre. I shpreh ngushëllimet e mia familjes dhe gjithë qytetarëve”, ka thënë Kastrati

Related Articles