Një muaj paraburgim për 51 vjeçarin që dyshohet se ngacmoi seksualisht 6-vjeçaren

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit H.M. i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një gjashtëvjeçare në Prishtinë.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti pë Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit H.M për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale sulm seksual. Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurores së Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit H.M, e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji, të pandehurit H.M”, thuhet në njoftim.

“Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, mënyra dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale ku dyshohet se është kryer ndaj viktimës së ndjeshme – e mitur dhe me lënien në liri të të pandehurit ekziston rreziku i ikjes, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, ndikimit në dëshmitarë andaj masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë preventive që do të parandalojë të pandehurin në përsëritjen e veprës penale të njëjtë apo të ngjashme”, thuhet më tej në komunikatë.

51 vjeçari dyshohet se ka ngacmuar gjashtëvjeçaren në një market në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Related Articles