Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se vendi i tij është gati të fillojë dërgesat e grurit nga portet në Detin e Zi dhe se ai pret një sinjal nga OKB-ja dhe Turqia për të filluar dërgesat.
“Pala jonë është plotësisht e përgatitur. Ne ua kemi sinjalizuar këtë partnerëve tanë – OKB-së dhe Turqisë, dhe ushtria jonë garanton sigurinë”, tha Zelensky.
Zyra e Zelenskyt njoftoi se ai vizitoi portin e Detit të Zi, Chornomorsk, i cili ishte nën bllokadën ruse, për të parë përgatitjet për fillimin e dërgesave të dakorduara javën e kaluar në Turqi me ndërmjetësimin e OKB-së, raporton Reuters.