Luciano për herë të parë në Kosovë, të dielën performon në Hangover me Dhurata Dorën

Luciano për herë të parë në Kosovë, të dielën performon në Hangover me Dhurata Dorën

Superylli gjerman i Hip Hopit, Luciano, për herë të parë do të mbajë një koncert në vendin tonë – gjegjësisht në Hangover Club të dielën e 31 Korrikut.

Krijuesi i shumë hiteve në Gjermani, i shndërruar në një sensacion absolut për adhuruesit e tij me këngët “Meer”, “Beatiful Girl” e të tjera.

Së fundmi Luciano publikoi super bashkëpunimin me Dhurata Dorën, të titulluar “Adrenalina” e koha është që Luciano të debutojë me performancën e tij të parë në vendin tonë.

Për herë të parë Luciano performon në Hangover të dielën më 31 korrik, çka përbën një sensacion për adhuruesit e hip hopit gjerman, pasi Luciano mban shumë rrallë koncerte edhe në Evropë, përveç nga turnetë e zakonshme.

Luciano në Hangover të dielën performon bashkë me Dhurata Dorën dhe kjo është një mundësi ultimative që nuk duhet humbur.

Related Articles