Nottingham Forest vazhdon të jetë shumë aktiv në merkato. Klubi 157-vjeçar ka prezantuar afrimin e fundit. Ai është Orel Mangala, mesfushori belg, i cili në mars debutoi edhe me kombëtaren.
Nottingham, që ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve, u rikthye në Premier League pas 23 viteve mungesë.
Drejtuesit e klubit anglez kanë paguar 13 milionë euro te Stuttgart për kartonin e 24-vjeçarit. Mangala ka firmosur deri në vitin 2027.
Qendërmesfushori belg është afrimi i 12-të i klubit të famshëm, që po tenton edhe shërbimet e Alex Morenos nga Real Betis. Anglezët kanë shpenzuar rreth 80 milionë euro deri tani në merkato.
Objektivi është krijimi i një skuadre solide që do të luftojë pa probleme për qëndrimin në elitën e futbollit anglez, aty ku drejtuesit dhe tifozët e Nottingham Forest duan të kalojnë sa më shumë vite.