Gjendja në veri të vendit ka tensionuar situatën dhe ka mobilizuar Policinë e Kosovës me zhvillime të reja lidhur me ngjarjen që ndodhi sot gjatë ditës në veri të vendin.
Ndërsa për të ndjekur krejt atë se çfarë po ngjanë në veri, në Jarinje janë vendosur mediat e kontrolluara nga shteti rus, për të përcjellur situatën .
Atje ndodhet mediumi Ruptly, medium ky i cili ka transmetuar pamje direkt nga Jarinje, duke treguar se është raportuar se janë vendosur barrikada në disa lokacione në veri të Kosovës.
Pos këtij, mediumi për zhvillimet në veri është duke u diskutuar edhe në platforma e portale të ndryshme që e mbulojnë luftën mes Ukrainës dhe Rusisë.