Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier pas takimit urgjent që pati me presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti është deklaruar për media.
Hovenier ka bërë të ditur se ka kërkuar nga krerët e shtetit të shtyejnë për 30 ditë vendimin e marrë së fundi për reciprocitetin me targa dhe letërnjoftime me Serbinë.
“Për t’iu thënë që duhet të shtyhet vendimi për 30 ditë reciprociteti, kjo është e rëndësishme sepse ka keqkuptime dhe dezinformata sa i përket këtij vendimi. Ne shpresojmë që do të mund të punojmë me qeverinë për të qenë të sigurt që vendimi të kuptohet. Nuk po themi që kjo të mos bëhet”, tha ai.