Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka mbledhur Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, kanë raportuar mediat serbe të dielën.
Vuçiq ka mbërritur në takim rreth orës 22:00, ka raportuar media serbe, Novosti.
Siç raportojnë mediat në Serbi, nga mbledhja e Shtabit të Përgjithshëm të Serbisë pritet një vendim për reagimin e shtetit serb ndaj situatës së tensionuar në veri të Kosovës.
Disa rrugë në veri janë bllokuar nga strukturat ilegale serbe të dielën. Ka pasur sulme ndaj civilëve shqiptarë e të shtëna me armë në drejtim të Policisë.