Tifozët e Interit i kanë pritur futbollistët dhe stafin e klubit me një atmosferë të zjarrtë jashtë stadiumin Giuseppe Meazza para ndeshjes ndaj Sampdorias.
Interi është nikoqir i Sampit në takimin që pritet të zhvillohet në Giuseppe Meazza nga ora 18:00.
Megjithatë, disa orë para ndeshjes, tifozët Nerazzurrë kanë pushtuar rrugët e qytetit, e në veçanti ato afër stadiumit të ekipit të tyre.
Tifozët e shumtë në numër janë duke krijuar atmosferë të zjarrtë dhe pritej madhështore me këngë dhe fishekzjarrë.
Kjo atmosferë vjen pasi Interi u shpall javën e kaluar edhe matematikisht kampion i sezonit 2020/21 në Serie A.
Ky titull i Interit vjen pas plot 10 vjet pritje. /Gazeta Enigma/