Bayern Munich shpallet matematikisht kampion në Bundesliga pas humbjes së RB Leipzig nga Dortmundi

Bayern Munich shpallet matematikisht kampion në Bundesliga pas humbjes së RB Leipzig nga Dortmundi

Bayern Munichu ka arritur të shpallet kampion në Bundesliga për sezonin 2020/21 tri ndeshje para mbylljes së rregullt të sezonit.

Bavarezët janë konfirmuar edhe një herë si mbretër të kampionati gjerman duke fituar titullin e këtij sezoni në Bundesliga.

Titulli kampion i Bayernit vjen tri ndeshje para mbylljes së rregullt të sezonit, pasi tashmë ndjekësit nuk kanë asnjë gjasë për ta arritur.

Ndjekësit më të afërt të tyre, RB Leipzig u mposht 3-2 në udhëtim te Dortmundi duke bërë që rezultatet tjera të Bayernit të mos jenë të rëndësishme më.

Ky është titulli i nëntë radhazi për Bayernin dhe i 30-të në histori të klubit. /Gazeta Enigma/

Related Articles