Sipas burimeve të Gazetës Enigma në orët e para të mëngjesit të së martës në Gjilan ka ndodhur një aksident.
Në lidhje me këtë çështje Gazeta Enigma ka kontaktuar zëdhënësin e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashanin, i cili e ka konfirmuar rastin në fjalë.
‘’Në orët e hershme të mëngjesit ka ndodhur një vetaksident, një veturë është përplasur në qendër të qytetit. Ka dëme materiale, nuk ka persona të lënduar”, ka deklaruar Hashani.
Tutje ai ka njoftuar se ‘’Policia e Kosovës menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes për ti hetuar shkaqet e aksidentit’’. /Gazeta Enigma/