Dy javë pas fillimit të Serie A, ka një dëshirë të madhe për të të parë futboll, por mbi të gjitha një dëshirë të madhe për të qenë një tifoz besnik i ekipit.
Pas dy vitesh ndalim të detyruar për shkak të Covid 19, rikthimi në normalitet përfshin edhe mundësinë e shitjeve të biletave të sezonit, pra abonimet. Tifozët janë përgjigjur me nxitim duke siguruar abonimet që në momentin e parë.
Inter kryeson listën e shitjeve të abonimeve. Zikkaltërit kanë shitur deri më tani 41 mijë abonime. Në vendin e dytë vijnë kampionët, Milani me 40 mijë abonime.
Vendin e tretë ndodhet Roma me 36 mijë abonime dhe më pas Juventus dhe Lazio me nga 20,200 abonime.