Drita u eliminua së fundmi nga garat evropiane përkundër faktit se la mbresa të mira në Conference League.
Gjilanasit konsiderojnë se në Evropë bënë paraqitje dinjitoze dhe të suksesshme.
Prandaj, ata po i vazhdojnë përgatitjet për edicionin e ri të Superligës, ku synojnë të jenë po ashtu të suksesshëm, në mënyrë që edhe sezonin e ardhshëm të dalin në Evropë dhe të bëjnë paraqitje bravuroze.
Në stërvitjen e fundit të ekipit, të pranishëm ishin edhe udhëheqësit e klubit me ç’rast drejtori sportiv, Valon Zymberi i përgëzoi futbollistët për paraqitjet në arenën ndërkombëtare, duke uruar dhe kërkuar angazhim edhe në edicionin e ri.