Të gjithë deputetët kanë votuar pro mocionit të propozuar nga AAK-ja për ndryshimin e pikës së 16-të.
AAK kërkoi që debati parlamentar për mosliberalizimin e vizave nga BE për Kosovën, të kalojë në pikën e parë.
Pikat e tjera të papërfunduara nga seancat e kaluara plenare janë:
Votimi i propozim-rezolutës për adresimin e rritjes së çmimeve;
Shqyrtimi i raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2021;
Shqyrtimi i raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT për vitin 2021;
Shqyrtimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për hartimin e Planit Hapësinor të Kosovës;
Shqyrtimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për hartimin e Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri”;
Ratifikimi i anëtarit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit;
Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur më 28 dhe 29 korrik 2022:
Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore,
Shqyrtimi i raportit vjetor të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për 2021.