Bayern Munichu ka shënuar fitore të thellë me rezultat 6-0 ndaj Borussia Monchengladbach në ndeshjen e javës së 32-të në Bundesliga.
Bavarezët luajtën pa presion ndeshjen nga Gladbach pasi humbja e RB Leipzig më herët nga Borussia Dortmund i shpalli ata edhe matematikisht kampion.
Golat në këtë përballje u shënuan nga Robert Lewandowski (2’, 34’, 66’), Thomas Muller (23’), Kinglsey Coman (44’) dhe Leroy Sane (85’).
Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht Lewandowski, i cili pas tri golave të shënuar u notua me notë maksimale 10.
Në anën tjetër, nota më e ulët shkoi për mbrojtësin Tanguy Nianzou që pas ndëshkimit me të kuq brenda disa minutave lojë u notua me 5.1.
Notat e lojtarëve: