Disa pushues janë treguar heronjë duke ia shpëtuar jetën një vajze nga Kosova.
Ngjarja ndodhi në plazhin e Kunesë, Lezhë.
Sipas dëshmitarëve, vajza po mbytej kur disa prej tyre vrapuan dhe e nxorën në breg.
Siç raportojnë mediat në Shqipëri, mësohet se 30-vjeçarja është dërguar me urgjencë me ambulancën e plazhit në spitalin e Lezhës dhe aktualisht po merr trajtim mjekësor.
Pushuesit kanë deklaruar se 30-vjeçarja nga Kosova ka pësuar disa dëmtime fizike.