Vdesin tre anëtarë të familjes gjilanase, dyshohet se shkaktar ishte helmimi në ushqim në Shqipëri

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Shqipëri ku tre anëtarët e familjes Haliti nga Gjilani, kanë vdekur.

Vdekjen e tyre e ka konfirmuar edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Ai i ka dërguar shprehur ngushëllime familje Haliti pas humbjes tragjike të tre anëtarëve në Shqipëri.

“Me trishtim e mora lajmin për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të tre anëtarëve të familjes suaj, në Shqipëri, Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti. Kjo tragjedi na ka tronditur të gjithëve dhe apeli im është që të ndriçohet rasti sa më parë nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë. Familje e dashur Haliti, ju lus që të bëheni të fortë për ta përballuar këtë tragjedi që na tronditi të gjithë. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit,

Ndryshe, sipas raportimeve të medias lokale Mediafokus, dyshimet e para janë që nëna e djali me bashkëshorten, kanë ndërruar jetë si pasojë e helmimit në ushqim.

Ndërkohë që mbetet të konfirmohet lajmi nga autoritetet shqiptare.

Dhembjen për këtë tragjedi e kanë shprehur familjarë e qytetarë të shumtë.

“Sot lagjja jonë mori lajmin tragjik per humbjen e 3 antarve te familjes Haliti, zoti i shperbleft me xhenet.Ngushllime”, ka shkruar Vebi Jerliu.

Sot lagjja jonë mori lajmin tragjik per humbjen e 3 antarve te familjes Haliti, zoti i shperbleft me xhenet.Ngushllime.Posted by Vebi Jerliu on Saturday, May 8, 2021

Related Articles