Edhe zyrtarisht, Arbnor Muja e ka bërë hapin e madh në karrierë duke u transferuar te Royal Antwerpi.
Muja që shkëlqeu me Dritën në garat evropiane, arriti të siguronte kalimin te gjiganti belg.
Shuma e këtij transferimit besohet të jetë rreth 400 mijë euro.
Por, futbollisti mitrovicas mund të mos jetë i vetmi i Dritës që transferohet në Evropë këtë vit.
FrontOnline mëson se edhe Muharrem Jashari pritet të largohet nga Drita drejt futbollit evropian.
Siç mëson portali, mesfushori do të transferohet në kampionatin e Holandës.
Ndryshe, Jashari ka qenë ndër futbollistët kryesorë të Dritës në edicionin e kaluar.
Te Drita, ai u transferua vitin e kaluar nga Trepça ’89.