Prishtinë: Policia nis hetimet për një vdekje

Në Prishtinë është gjetur një trup i pajetë në rrugën ‘Sokol Dobruna’.

Rreth orës 05:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në një banesë në  rrugën ‘Sokol Dobruna’ në Prishtinë.

Lajmin për Gazeten Enigma e ka konfirmuar  zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

”Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen  e viktimës, mashkull , 36 vjeç Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë që pesoni ka pasë probleme të mëhershme shëndetësore”, tha Ahmeti.

Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe  po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit, shtoi Ahemti./GazetaEnigma/

Related Articles